Barcelona është ekipi i katërt më i vlefshëm sportiv në botë në vitin 2021, sipas Forbes.
Vlera aktuale e tregut e Blaugrana qëndron rreth 4.76 miliardë dollarë, sipas revistës me reputacion amerikan.
Për më tepër, katalanasit janë renditur ekipi më i vlefshëm i futbollit në botë, duke kaluar Real Madridin me 100,000 dollarë.
Dallas Cowboys (NFL), New York Yankees (MLB) dhe New York Knicks (NBA), ndërkohë kryesojnë renditjen përkatësisht në të parin, të dytin dhe të tretin.
Cowboys Dallas – 5,7 miliardë dollarë
New York Yankees – 5,25 miliardë dollarë
New York Knicks – 5 miliardë dollarë
Barcelona – 4.76 miliardë dollarë
Real Madrid – 4.75 miliardë dollarë
Vlera aktuale e Barçës, megjithatë, nuk e ndryshon faktin se borxhi neto i klubit qëndron në rreth 1.5 miliard dollarë.