Sergio Ramos nuk është në stërvitje me skuadrën e Real Madridit në prag të takimit ndaj Sevillas në La Ligën spanjolle, raporton Insporti.
Ramos, i cili luajti 90 minuta në takimin që “Los Blancos” e zhvillun në Ligën e Kampionëve ndaj Chelsea, ka probleme në muskulin e majtë të këmbës.
Ende nuk dihet nëse 35 vjeçari do të jetë në gjendje të rikthehet për katër takimet e mbetura të skuadrës së Zinedine Zidane në La Liga.
Sipas burimeve të njohura në Spanjë, ndeshja ndaj Chelsea mund të këtë qenë e fundit për Sergio Ramos me fanellën e Real Madridit.