Në Kategorinë e Parë A dhe B luhen edhe ndeshjet Play-Out. Kështu, në Grupin A, Partizani B pret Besëlidhjen teksa të kuqtë dhe lezhjanët nuk rrezikojnë.
Ndaj, takimi pritet të jetë i relaksuar, ashtu siç pritet të jetë edhe ndeshja tjetër e këtij grupi mes Orikut dhe Erzenit. Ndërkohë, në Grupin B, Flamurtari do të presë Lushnjen me vlonjatët që kanë 11 pikë në klasifikim dhe shohin pas tyre Elbasanin, ndërsa lagunarët janë të sigurt në renditje.
Nga ana tjetër, Elbasani do të presë Turbinën për të provuar dhe për të marrë tre pikë shumë të rëndësishme, teksa cërrikasit janë në zonë të sigurt me 25 pikë.
Ndeshjet:
Grupi A: 15:00 Partizani B-Besëlidhja
15:00 Oriku-Erzeni
Grupi B: 15:00 Flamurtari-Lushnja
15:00 Elbasani-Turbina