Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi kërkon fitore kundër Sutjeskës nga Nikshiqi, në takimin e javës së 33-të të elitës së futbollit malazez.
Deçiqi renditet në vend të tretë me 50 pikë dhe Sutjeska është një pozitë më lart me një pikë më shumë.
Sutjeska në vitet e 80-ta ka qenë kundërshtar i Prishtinës si në Ligën e Parë po ashtu edhe në Ligën e Dytë të ish Jugosllavisë.
Me 12 qershor të vitit 1988, Prishtina e rrëzoi Sutjeskën nga liga e parë ish RSFJ-së.
Kanë mbetur edhe katër javë deri në fund të kampionatit, gjithçka e paqartë.
Ndeshja pranë Bistricës luhet nesër në orën 19.00.
“Këtë sezon, Sutjeska dhe Deçiqi luajtën katër ndeshje, tre në kampionat dhe një në Kupë. Skuadra nga Tuzi eliminoi Sutjeskën nga Kupa, e mundi një herë në kampionat, ndërsa dy duelet e tjera në kampionat përfunduan me barazim”, shkruan media malazeze “Vijesti”.
"Një lojë e rëndësishme për ne. Deçiqi është një ekip solide që rezultatet e tregojnë. Shpresoj që t'i mundim ata dhe të sigurojmë një vend në Evropë", tha mes të tjera kapiteni i Sutjeskës Vladan Gilen.