Pioli kundër

Futboll

Pioli kundër

Më: 8 maj 2021 Në ora: 14:15
Pioli kundër

Nëse do të kishim një DeLorean, do të ktheheshim atje, në vjeshtën e vitit 1996, në ato dhjetë minuta që askush prej nesh nuk i mban mend (mbase). Pirlo dhe Pioli në fushë, si kundërshtarë, hera e parë dhe e vetme që u përballën me njëri-tjetrin si lojtarë.

17-vjeçari i talentuar kundër mbrojtësit në fund të karrierës së tij. Brescia-Padova, Serie B, stadiumi “Rigamonti”, më 24 nëntor. Nga njëra anë, Doni, mister Reja dhe Filippini; nga ana tjetër Beppe Materazzi, Cristiano Lucarelli dhe Castellazzi.

Pastaj Andrea dhe Stefano, dhjetë minuta kundër, sepse i pari zëvendësoi Donin dhe u vendos si trekuartist, duke fituar 3-1. Fillimi i një historie, por edhe i një tabuje që zgjat prej 25 vitesh, sepse Pioli nuk e ka mposhtur kurrë Pirlon; as si lojtar dhe as si trajner. Nesër do të takohen për herë të dytë si kundërshtarë në stol. Për ta shtuar antagonizmin, është një top-ndeshjeje që vlen kualifikimin në Champions. Pra, kush humbet del nga kjo lloj gare…

FILLIMI I TABUSË – Bilanci i Pioli nuk është me fat: 9 ndeshje ndaj Pirlos si lojtarë, 8 humbje dhe 1 barazim (Bologna, 1-1, më 2012). Ndeshja e parë midis trajnerit Stefano dhe futbollistit Andrea ishte 15 vjet më parë, Parma-Milan 0-2.

Humbje pa justifikime, me golat e Seedorf dhe Kakà. Përballja e dytë arrin disa muaj më vonë dhe është edhe më e qartë, 0-3 në “San Siro”. Pioli do të shfajësohej pas atij nokauti kundër Romës (në vend të tij, Ranieri). Në vitin 2010 nënshkruan me Chievo, por e para kundër Pirlos shkon si ato të mëparshmet (3-1). Andrea nuk do të jetë në fushë, në ndeshjen e kthimit. Sfidat me Milanin përfundojnë këtu.

EDHE ME JUVE – Me “Zonjën e Vjetër”, Pirlo nuk është më keq. Pesë humbje midis Bologna (2) dhe Lazio (3), përfshirë finalen e Kupës së Italisë 2015, në stolin e bardhekaltërve. E para në karrierën e trajnerit aktual të kuqezinjve.

Radu shënon 1-0 pas 4 minutash, Chiellini barazon dhe Matri e dërgon trofeun në Torino, me një “blic” në kohën shtesë. Në mes, megjithatë, ajo shtyllë e dyfishtë e goditur nga Djordjevic nga distanca, dhe në 1-1. Manifesti i fatit të keq. Pra, bilanci thotë vetëm një barazim me Pirlon në fushë, me Bologna më 2012 (1-1).

Nën titullin “misteri kundër misterit” ka vetëm një precedent, ndeshja e parë e fituar nga bardhezinjtë (1-3) në “San Siro”. Dhe kundër Juves, Pioli ka fituar vetëm një herë në 22 ndeshje (16 humbje, 5 barazime; 8 pikë të fituara). Le të kujtojmë edhe “pokerin” e fiksuar nga Sarri në sezonin e kaluar (4-2). E nesrmja është ndeshje që vlen një vend në Champions; por për Piolin ekziston një tabu për t’u prishur, ndoshta duke menduar përsëri atë ndeshje të 25 viteve më parë...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat