Borussia Dortmund nuk ka ndërmend të shesë Erling Haaland këtë verë.
Numri që mund ta tundojë klubin gjerman në tavolinë është 180 milion euro plus shtesa, që i bie të jetë afër 200 milion euro.
Dortmundi ka përsëritur në mënyrë aktive se Haaland nuk është në shitje dhe lojtari ka qenë i heshtur në lidhje me të ardhmen e tij, duke e lënë agjentin e tij Mino Raiola të jetë ai që merr vendime për të.
Vlen të përmendet se shumë klube kanë shprehur interesim për yllin Norvegjez, por siç shihet Dortmundi nuk dëshiron të heqë dorë nga 20 vjeçari.
Norvegjezi ka shkëlqyer këtë sezon ku në 26 ndeshje ka shënuar 25 gola në bundeslig, kurse në ligën e kampioneve, në 8 ndesje ka shënuar 10 gola.