Mbi 3000 tifozë në festë në një vend prej 15.000 metra katrorë.
Sipas të përditshmes sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, ky do të jetë skenari i festës së Interit në ambjentet e parkimit të stadiumit mitik “Giuseppe Meazza”.
Përpara ndeshjes ndaj Sampdorias gjithashtu do të kenë kontrrolle të vazhdueshme nga policia dhe ndalim i përdorimit të alkoolit në ambjentet pranë stadiumit nga ora 14:00 deri në orën 22:00, orar që përkon dhe me orën policore të vendosur nga autoritetet italiane.
Interi është kampion i ri i Italisë.