Romelu Lukaku dhe Zllatan Ibrahimoviç kanë një rivalitet të madh që nuk niset thjesht si dy lojtarë që përfaqësojnë dy ekipe të Milanos.
Dueli i tyre është më shumë në aspektin personal, teksa secili mendon se është më i mirë se tjetri.
Pas sherrit që patën në Kupën e Italisë, ku nuk munguan shtyrjet apo kërcënimet, belgu vazhdon të thumbojë suedezin teksa së fundmi është shprehur se ai dhe Cristiano Ronaldo mendojnë për fitoren e ekipit, ndërsa Ibra mendon për vete.
“Unë dua që të fitoj për Interin, ndërsa CR7 kërkon të fitojë për Juventusin. Nga ana tjetër, Ibrahimoviç kërkon të fitojë vetëm për veten e tij”, shprehet Lukaku.