Tuttosport njofton se disa ditë më parë Juventusi ka refuzuar dy oferta nga Barcelona dhe Chelsea për Matthijs de Ligt.
Qendërmbrojtësi u transferua nga Ajaxi në vitin 2019 për 85.5 milionë euro dhe ka kontratë deri më 2024.
Megjithatë, 21 vjeçari konsiderohet si njëri nga lojtarët më të mirë të “Zonja e Vjetër” dhe nuk po flitet për largimin e tij.
Ditë më parë, mbrojtësi kishte deklaruar se ëndërron që një ditë të bëhet kapiten i skuadrës.
De Ligt nuk ka luajtur shumë këtë sezon, fillimisht i dëmtuar dhe më pas u infektua edhe me COVID-19.