Malisheva me një këmbë është në elitën e futbollit të Kosovës.
KF Malisheva si vendas ka shënuar fitore me rezultat 4:2 ndaj Trepçës nga Mitrovica, në takimin e javës së 26-të të Ligës së Parë të Kosovës, grupi A.
Duhet veçuar eurogolin e Leon Sekiraqës në fund të pjesës së parë kur ngriti epërsinë në 3:0 të Malishevës.
Dukagjini në vatër të vet e mundi me 4:1 Drenasin. Malisheva kryeson me 57 pikë, duke lënë pas Dukagjinin me 55 sosh.
Trepça zë vendin e pestë me 33 pikë dhe Drenasi është i nënti me 22 sosh.
Rezultatet, grupi A
Liria-Vëllaznimi 1:2
Malisheva-Trepça 4:2
Dukagjini Drenasi 4:1
Istogu-Vushtrria 2:0
A@N-Onix 1:1