Skuadra e Napolit zhvilloi sot takimin e radhës në udhëtim ndaj Spezias, ndaj së cilës triumfoi me rezultat 1-4, shkruan Insporti.
Nga minuta e parë takimin e nisën tre mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj, Amir Rrahmani dhe për Spezian, Ardian Ismajli.
Hysaj zhvilloi 69 minuta, i cili u ndëshkua me karton të verdhë dhe u vlerësua me notën 6.3, ndërsa Rrahmani luajti për 90 minuta dhe u vlerësua me notën 7.9.
Për Spezian u paraqit edhe mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli, i cili ishte startues dhe u vlerësua me notën 59.
Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 70 pikëve në vendin e dytë dhe po pret gabimet e skuadrave rivale për vendet që dërgojnë në Champions League.