Ka përfunduar pjesa e parë e derbit të xhiros së 35-të të Premierligës.
Në pjesën e parë, skuadrat patën disa raste dhe zhvilluan futboll dinamik.
Timo Werner pati një rast, por goditja e tij shkoi jashtë kuadratit të portës.
Werner në fakt shënoi një gol, por ishte në pozitë jashtë loje.
Por, në fakt Man City shënoi gol përmes Raheem Sterling i cili shftyrëzoi një rast të mirë dhe shënoi gol në min 44’.
Gabriel Jesus kishte asistuar nga ana e djathtë për anglezin.
Në minutën 46′, futbollisti i ri i Chelseat, Billy Gilmour shkaktoi penalti. Por i pasaktë nga pika e bardhë u tregua Kun Aguero, i cili humbi penaltinë në min 47’+.
Rezultati i pjesës së parë, Man City 1-0 Chelsea.