Interi me një lojë të mirë, e mposhti me lehtësi me rezultat 5:1 Sampdorinë, në takimin e javës së 35-të në Serie A.
Futbollistët e Sampdorisë nuk kishin takat që të ndalin sulmin si uragan të Interit.
Për zikaltrit shënuan Gagliardini (4'), Sanchez (26' e 36'), Pinamonti (61'), Martinez (70') dhe për Sampdorinë Keita (35').
Interi kryeson me 85 pikë, ka 15 më shumë se Napoli në pozitën e dytë dhe Sampdoria renditet në vend të nëntë me 45 sosh.