Tre pikët e reja të napolitanëve i dërgojnë ata në pozitën e dytë në tabelë.
Napoli ka shënuar sot fitore si mysafirë me rezultat 4:1 kundër Spezias, kështu duke arkëtuar tre pikët e plota, dhe duke vazhduar garën për të siguruar një vend në Top 4.
Me golat e Zielinskit në minutën e 15’, dy të Osimhen në minutat 23’ dhe 44’ dhe me golin e Hirving Lozanos në minutën e 79’, Napoli e shkatërroi Spezian me rezultat 4:1, ku golin e vetëm për vendasit e shënoi sulmuesi 20 vjeçar Roberto Piccoli.
Me tre pikët e reja, Napoli ngjitet nga pozita e pestë në të dytën, ku ka arkëtuar gjithsej 70 pikë, një më shumë se Atalanta, Juventus e Milan që ndajnë pikët e barabarta, gjithsej 69 sosh.
Në anën tjetër, momentalisht është duke u zhvilluar ndeshja mes kampionit të këtij sezoni Interit dhe skuadrës së Sampdorias, ku rezultati është 5:1 në të mirë të “Nerazzurëve”.
Rezultatet e ndeshjeve të Serie A që janë zhvilluar deri tani i gjeni më poshtë.
Spezia 1 – 4 Napoli
Udinese 1 – 1 Bologna