Bayern Munihu është kampion i ri i Gjermanisë. Bavarezët fitojnë për herë të nëntë rresht titullin, duke treguar se nuk kanë konkurrencë në kampionatin gjerman. Skuadra nga Munihu e deklasoi me rezultat 6:0 Monchengladbach, në ndeshjen e javës së 32-të të Bundesliga I.
Robert Lewandowski tregoi formë të mirë me shokë dhe qysh në 45 minutat e parë katër herë ndëshkuan portën e rivalit.
Golat i shënuan Lewandowski (2', 34' e 66’-nga penalltia), Muller (23'), Coman (44') e Sane (85’). Në minutën e 75-të, Nianzou i Bayernit përjashtohet me karton të kuq.
Bayerni kryeson me 74 pikë, ndërsa Monchengladbach renditet i shtati me 46 sosh.
Lewandowski udhëheq bindshëm listën e shënuesve me 39 gola, duke lënë pas Haalandin me 25 e An. Silva 25.