Lazio duket se po e humb hapin në luftë për një vend në garat e Champions, e cila sonte pësoi humbje me rezultat 2:0 në Firencë nga Fiorentina.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit në 15 minutat e fundit por pa ndonjë sukses.
Futbollisti Vllahoviq, në minutën e 32-të dhe të 89-tën ka shënuar për fitoren e Fiorentinës.
Lazio zë vendin e gjashtë me 64 pikë por ka një takim me pak dhe Fiorentina renditet në të 12-të me 38 sosh pas 35 jave në Serie A.