Në pjesën e parë, ish-sulmuesi i Barcelonës kontestoi një top të Marc-Andre ter Stegen brenda 16-metërshit.
Portieri arriti të largonte topin para Suarezit, ndërsa gjithashtu e preku kokën e sulmuesit, i cili u rrëzua duke kërkuar penallti.
“Hej, Luis! Jo ashtu” – Ter Stegen i bërtiti Suarezit ndërsa sulmuesi i u ankua tek gjyqtari Antonio Mateu Lahoz.
“Qëndro atje”, përsëriti Suarez , ndërsa shtrihej në dysheme. “Qëndro atje, kampion!”
Suarez pati shumë biseda me ish-bashkëlojtarët gjatë ndeshjes, përfshirë Gerard Pique.
“Ju jeni duke më kërkuar mua!” Suarez i tha mbrojtësit në pjesën e parë.
Barcelona dhe Atletico Madrid luajtën baras, duke i dhënë mundësinë Real Madridit të dalë në vendin e parë nëse fiton sonte ndaj Sevillës.