Ish-lojtari i Partizanit: 6 pikë i ka rregulluar Rama, po ia jepni me zor titullin…
Partizani mori një barazim zhgënjyes ditën e djeshme ndaj Skënderbeut me rezultatin 1-1, rezultat që i zbriti të kuqtë nga vendi i parë, që tashmë mbahet nga Teuta.
Kritikat për këtë mdeshje nuk kanë munguar, teksa kjo nuk ka lënë një shije të mirë te ish-sulmuesi i të kuqve, Skerdi Bejzade. Ky i fundit nëpërmjet një komenti te faqja e klubit, shkruan se po ia japin me zor titullin Laçit ose Teutës, duke shtuar se 2 ndeshje i ka rregulluar drejtori Olsi Rama.
“Po ia jepni me zor Teutës ose Laçit kampionatin, ose më shumë ia u ka rregulluar Olsi Rama, Kukësin dhe Krujën. Këto ndeshje i keni vetë për të fituar ju si sportista. Nuk ka cfarë të bëjë më Olsi, vetëm të futet në fushë të shënojë.”, shkruan Bejzade.