Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka thënë hapur se është një tifoz i Juventusit, teksa nuk munde të mungonte dhe urimi nga klubi bardhezi, pas mandatit të tretë të fituar.
Në faqen e tij, Rama ka zbuluar urimin nga klubi italian, që i ka dhuruar atij një bluzë të skuadrës, me numrin 3, ku qëndron i shkruar emri Edi. Nuk mungon edhe një ngacmim për tifozët e Interit nga kryeministri, që prek edhe opozitën duke thënë se duhet të kenë respekt për të humburit.
Postimi i Ramës:
Ja edhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë.
*ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit.