Manchester Utd humb 200 milionë funte!?
Protesat e tifozëve të Manchester Utd i ka kushtuar klubit anglez 200 milionë paund humbje, pasi një sponsor i fuqishëm është tërhequr nga kontrata e cila pritej të nënshkruhej në ditët në vijim.
Sponsori ‘’My Protein’’ e cila është në pronësi të ‘’The Hut Group’’ do të zëvendësonte sponsorin aktual ‘’AON’’ në fanellën e ‘’djajve të kuq’’, por protesta e tifozëve për dorëheqjen e presidentit Glazers ka bërë që sponsori të heqë dorë nga marrëveshja pasi nuk duan të bashkëpunojnë me një ekip ku fansat e saj bojkotojnë partnerët komercialë.
Lajmi u bë i ditur nga burime të ‘’The Observer’’ dhe bëri jo pak bujë pasi një shumë e tillë parash është nuk është pak në këto kohë krizash pandemie.