Pirlo befason shqiptarin para ndeshjes me Milanin!
Xhakomo Vrioni është stërvitur me ekipin e parë të Juventusit gjatë këtyre ditëve.
Futbollisti i Kombëtares Shqiptare gjendej edhe në stolin e bardhezinjëve në fitoren e arritur kundër Udinezes me përmbysje.
Trajneri Pirlo e kërkoi që ta kishte talentin shqiptar edhe gjatë përgatitjeve para ndeshjes me Milanin.
Megjithatë vendimi është marrë sa i përket listës së lojtarëve që janë grumbulluar për ndeshjen që do të zhvillohet në mbrëmje dhe atje vihet re mungesa e Vrionit.