Sulmuesi shqiptar, Andi Zeqiri ka qenë rezervist në humbjen që Brightoni e ka pësuar sot në udhëtim ndaj Wolverhamptonit.
Brighton u mposht me rezultatin 2:1 nga Wolves në takimin që u zhvillua në kuadër të xhiros së 35-të të Premier Leagues së Anglisë.
Zeqiri u aktivizua në minutën e 78-të, por nuk arriti të gjente golin.
Pas 35 xhirove Brightoni zë vendin e 15-të me 37 pikë, ndërsa Wolverhamptoni është i 12-i me 45 pikë.