Kampioni në fuqi Drita nga Gjilani dhe Ballkani nga Theranda pothuajse edhe janë dorëzuar në luftë për titullin e kampionit.
Këto skuadra u ndanë baras (1:1) në takimin që u zhvillua në Gjilan.
Në minutën e 18-të, Xhevdet Shabani ka shënuar një gol të bukur me gërshërë, 1:0 për Dritën.
Në fund të pjesës së parë Mirlind Dakun barazon rezultatin 1:1.
Ballkani renditet i treti me 68 pikë, ka dy me pak se Drita dhe shtatë se Prishtinës pas 34 jave në elitën e futbollit të Kosovës.