Trepça ’89 nga Mitrovica arkëton tre pikë të mëdha në luftë për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit të Kosovës.
Mitrovicasit si vendas shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Gjilanit, në takimin e javës së 34-të.
Për Trepçën ’89 shënuan Arbnor Muja (56’ e 68’) dhe për Gjilanin Shend Kelmendi (18’).
Trepça ’89 ngritët në vend të shtatë me 39 pikë dhe Gjilani është në pozitën e katërt me 48 sosh.