Llapi nga Pidujeva ka fituar pikët e qetësisë, duke u shmangur nga skuadrat e fundit.
Llapjanët si vendas shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Besës nga Peja.
Autor i golit të fitores është Elvis Prençi në minutën e 59-të.
Llapi renditet në vend të pestë me 42 pikë dhe Besa është në fund me 12 pikë pas 34 jave në elitën e futbollit të Kosovës.