Mërgim Vojvoda ka gjetur edhe golin e dytë në Seria A.
Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar gol në barazimin (1:1) mes Hellas Veronas dhe Torinos.
Pas asistimit të Ansaldit, Vojvoda kaloi në epërsi Veronan (85′).
Fatkeqësisht, pas tre minutave, Dimarco barazoi rezultatin, kësisoj Torino nuk ia doli të arkëtojë pikët e plota.
Ndërkohë, Torino renditet në pozitën e 15-të me 35 pikë.