Kapiteni i Dinamos, Miklovan Pere, ndihet tepër i vlerësuar që mbajti shiritin e kapitenit te një skuadër me emër të madh si Dinamo. Mbrojtësi pogradecar, foli pasi skuadra e tij siguroi matematikisht rikthimin në elitë duke u shprehur:
“Ndihem me të vërtet i vlerësuar, që jam kapiten i një skuadre me emër të madh si Dinamo. Jam shumë i lumtur që realizuam objektivin tonë. Që nga fillimi i kampionati, ky ishte kampionati dhe ne e realizuam. Falenderoj të gjithë pa përjashtim.
Besoja që në fillim, mbasi kam marrë “OK”-in e të gjithë stafit. Besoja shumë te grupi, duke parë ecurinë e ekipit. Ja arritëm që të jemi kampionë.
Besoj se ishte çdo gjë fat. Këtu u ambientuam shumë mirë. Te Dinamoja kishte më shumë lojtarë me eksperiencë se te Pogradeci.
Për mendimin tim, për deri sa erdhëm këtu ku erdhëm, besoj se është e padiktueshëm, meriton notën 10-të”, u shpreh Pere, për “RTSH Sport”.