Selektori i Kosovës, Bernard Challandes ishte i pranishëm në duelin e xhiros së 34-të në Superligës ndërmjet Dritës dhe Ballkanit.
Challandes ishte i shoqëruar nga menaxheri i kombëtares, Bajram Shala, me të cilin ndoqën nga afër formën e disa futbollistëve para ndeshjeve miqësore të Kosovës në qershor.
Tekniku zvicerian ka ndjekur disa ndeshje të Superligës këtë edicion, por që nuk ka patur ndonjë ftesë për futbollistët e kampionatit elitar në vend.
Ndryshe dueli ndërmjet Dritës dhe Ballkanit u mbyll me shifra të barabartë 1:1, shkruan gazetasheshi.
Njërin nga dy golat e ndeshjes e realizoi futbollisti Mirlind Daku, i cili vazhdon të kërkojë një vend në listën e Challandes për ndeshjet e Kosovës.