Arsenali me mjaft vështirësi arkëton tre pikë, duke e mposhtur me rezultat 3:1 West Bromwich-in.
“Topçinjtë’ u paraqitën pa mesfushorin shqiptar Granit Xhaka, i cili është i lënduar.
Futbollistët Smith Rowe (29'), Pepe (35') e Willian (90’) shënuan për Arsenalin dhe Pereira (67') për West Bromwich.
West Bromwich u orvat që të befasojë skuadrën e Arsenalit në "Emirates", por nuk ia arriti qëllimit.
Vendasit treguan lojë të mirë dhe i morën tre pikë, që ende shpresojnë për pozitën e shtatë.
Arsenali renditet në pozitën e nëntë me 52 pikë dhe West Bromwich është i 19-ti me 26 sosh.