Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati ka fituar titullin e kampionit me klubin e madh kroat, Dinamo Zagreb. Ky është titulli i tretë me rresht i Dinamos.
Dinamo Zagreb sonte siguroi edhe matematikisht titullin e kampionit, pas fitores në udhëtim kundër Rijkes me rezultat 1:5.
Në këtë fitore pjesëmarrës ishte edhe ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Kastrati që zhvilloi 46 minuta. Këtë ndeshje ai e nisi si titullar por që nuk arriti të gjente rrugën drejt golit.
Kastrati u zëvendësua me të nisur pjesa e dytë.
Sulmuesi, 22 vjeçar, në kampionatin kroat këtë sezon ka zhvilluar 22 paraqitje, duke shënuar dy gola dhe dhuruar katër asiste.
Ndërsa, në Ligën e Evropës ka bërë tetë paraqitje duke shënuar një gol dhe dy asiste.