Milani ka mposhtur Juventusin me rezultat 0-3 në ndeshjen e Serie A.
Kësaj fitoreje i është gëzuar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai në rrjetet sociale ka postuar një fotografi të fanellës së Milanit dhe tri gola të shënuar.
Abdixhiku njihet si një tifoz i Milanit dhe këtë e bënë publike gjithmonë.