Asensio: Militao as nuk e shikoi topin, shkaku i kësaj penalltie mund të humbim ligën

Futboll

Asensio: Militao as nuk e shikoi topin, shkaku i kësaj penalltie mund të humbim ligën

Më: 10 maj 2021 Në ora: 00:27
Marco Asensio

Sulmuesi i Real Madridit, Marco Asensio nuk mendon se ishte penallti, prekja me dorë e Eder Militaos.

Braziliani aksidentalisht preku topin me dorë dhe arbitri dhe penallti për Sevillan, të cilën e konkretizoi në gol Ivan Rakitic.

Pas ndeshjes, Asensio tha se asnjëri nga lojtarët nuk e kupton rregullën e prekjes së topit me dorë.

“Militao as nuk ishte duke e shikuar topin dhe arbitri dha penallti. Asnjë nga ne nuk e kupton rregullin e prekjes së topit me dorë”.

“Ky vendim i arbitrit mund të na kushtojë ligën”, tha ai.

Reali renditët në pozitën e dytë me 75 pikë, dy më pak se lideri Atletico Madrid, derisa kanë mbetur edhe tri ndeshje të pazhvilluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat