Andrea Pirlo do të jetë në krye të Juventusit të paktën deri në fund të sezonit.
Pas humbjes turpëruese nga Milani në “Allianz Stadium”, zërat për shkarkimin e Pirlos sa vinin e shtoheshin.
Por, sipas “Gianlucadimarzio”, kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi klub nuk ka plan ta shkarkojë atë, të paktën deri në fund të sezonit.
Sipas artikullit, Pirlo dhe stafi i tij do të mbeten të pa prekur paravarësisht rezultateve të fundit dhe në fund të stinorit do të vendoset për të ardhmen e tij.