Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, është pyetur për polemikat që i shkaktoi penalltia e Sevillës në barazimin 1:1 me Real Madridin në La Liga.
Duke folur para ndeshjes së Barcelonës me Levanten, Koeman tha se është e natyrshme që gjyqtarët të kenë dyshime.
Ndër temat kryesore të diskutimit në konferencën e tij ishte barazimi kontrovers i Real Madridit 2:2 me Sevillën, në të cilin Eder Militao u penalizua për prekje të topit me dorë në zonë.
Real Madridi u ankua si asnjëherë më parë pas ndeshjes, por Koeman thotë se ky nuk është problemi i tij.
“Nëse Real Madridi po ankohet, është problemi i tij”, tha Koeman të hënën.
“Madje edhe gjyqtarët kanë dyshime. Dhe ne trajnerët dhe lojtarët nuk e dimë se kur është lojë me dorë. Por kjo nuk ndodh vetëm në Spanjë, ndodh edhe në ligat e tjera”, shtoi ai.
Barcelona dhe Real Madridi ngelin dy pikë mbrapa liderit Atletico Madrid, tri ndeshje deri në përfundim të sezonit.