Sulmuesi anglez i Manchester United, Marcus Rashford, ka pranuar se mardhëniet me ish trajnerin e tij te United nuk ishin të mira.
Ai në një intervistë për BT Sport, ka treguar raportet që kishte pasur me trajnerin portugez.
“Forma ime më i mirë vjen kur trajnerët janë fleksibël. Me Jose Mourinho, gjithçka ishte e komplikuar. Kam luajtur pak në të gjitha pozicionet, dhe kjo nuk më pëlqente. E gjitha kjo më bëri që të mos isha në formën më të mirë”, tha Rashford.
Mourinho ishte trajner i United, nga qershori i vitit 2016 deri në dhjetor të vitit 2018, kur u shkarkua pas humbjes nga Liverpooli.
Në atë ndeshje dy gola shënoi sulmuesi me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri.