Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, ka dhënë një intervistë.
Cikalleshi gjatë bisedës tregoi se e përcjell edhe futbollin e Kosovës dhe zbuloi se cili nga trajnerët i pëlqen më shumë.
“Unë shikoj gjithmonë rrjetet sociale dhe nuk e di sa herë e shikoj, atje është një personazh karizmatik është ai Ismet Munishi. I kam parë shumë shpesh intervistat e tij dhe ai hynë shumë thellë në detaje, është një njeri karizmatik dhe e ndjek pasi i bën emisionet shumë të gjalla”, deklaroj Cikalleshi.
Sulmuesi shqiptar është duke luajtur për Konyaspor në Superligën e Turqisë dhe nga 33 paraqitje ka shënuar plotë 8-të gola dhe ka 3 asistime.