Behajdin Celina, karrierën e tij futbollistike e ka vazhduar me skuadrën norvegjeze Asker Fotball.
“Është lojtar që nuk ka nevojë për prezantin”, thuhet në zyrtarizimin e Celinës, pasi ai ishte pjesë e këtij klubi edhe më herët.
Drejtori sportiv i klubit, Rolf Magne, ka thënë se është fat i mirë rikthimi i Behajdinit në Asker.
“Për fat të mirë, Celina e pranoi kërkesën tonë për rikthim. Pas dy muajsh trajnim në kampin tonë, forma e tij është në rritje”, përfundoi Magne.
Behajdin Celina është 27 vjeçar dhe pozitën e tij të preferuar e ka mbrojtës i majtë.