Juventus është i gatshëm të ofrojë portierin Wojciech Szczesny në shkëmbim për sulmuesin e Evertonit, Moise Kean.
Polaku është pjesë e gjigantit italian që nga viti 2017, duke bërë plotë 135 paraqitje dhe mbajtur 53 herë portën e paprekur.
Sidoqoftë, Juventus do e lejojë Szczesny të largohet në verë nëse arrihet marrëveshja me portierin e AC Milanit, Gianluigi Donnarumma, që i skadon kontrata muajin e ardhshëm.
Sipas Gazzetta Dello Sport, Juventus beson se Szczesny pëlqehet në Premierligë, ngase Chelsea dhe Everton janë duke e monitoruar situatën.
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli do ofrojë shkëmbimin e 31-vjeçarit me Kean.
Kean që është huazim te PSG ka shkëlqyer duke shënuar 18 gola në 42 paraqitje dhe është i hapur për rikthimin te klubi i vjetër.
Sidoqoftë, edhe PSG-ja është duke provuar ta kompletojë transferimin e italianit.