Sulmuesi gjilanas i Ballkanit, Mirlind Daku e ka thyer rekordin si golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës, i cili është mbajtur nga Otto John dhe Ahmed Januzi deri më tani.
Ai në ndeshjen ndaj Dritës shënoi golin e 28-të brenda një sezoni në Superligën e Kosovës.
Pas këtij suksesi, sulmuesi i Ballkanit ka reaguar në profilin e tij në Twitter.
Ai u shpreh i lumtur me këtë rekord, teksa falënderoi ata që e mundësuan këtë sukses të tij.