Skuadra e Barcelonës pritet të bëjë disa përforcime gjatë afatit kalimtar veror , në mënyrë që të garojë për trofeun e Ligëës së Kampionëve. Katalunasit duan përforcime në mbrojtje dhe sulm dhe sipas
“Mundo Deportivo”, transferimi i parë do jetë qendërmbrojtësi i Man. Sitit, Erik Garsia dhe do të firmos kontratën pesëvjeçare.
Transferimi i spanjollit do njoftohet pasi të përfundojë finalja e Ligës së Kampionëve.
Ndërkohë, Barcelona këtë edicion ka fituar Kupën e Mbretit, derisa mbesin në garë për La Liga-n, ku kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar. Pas Garsias, Barcelona synon të bëjë realitet transferimet e Serhio Agueros, Memfis Depaj dhe Erling Haaland.