Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Dinamo do të rikthehet në elitë teksa presidenti MarkonPontreli kërkoj t’i atribuohet atij i gjithë ky sukses. Italiani, i ftuar në emisionin Skaner thekson se ka bërë shumë për Dinamon, ndërsa shton se të tjerët e kishin hedhur klubin në kosh.
“Dinamo është emër historik dhe kjo më solli në Shqipëri, që të merrja një përgjegjësi më tepër. Nga ana ime e karakterit u shkoj deri në fund gjërave. E mora Dinamon për dashuri apo biznes? Nuk e njihja historinë e Dinamos dhe nuk mund të kishte histori dashurie. Për momentin jam duke shijuar frytet e suksesit. Në Shqipëri më lë shije jo të mirë pasi i mëshoni shifrave, investimeve dhe emrave. Unë e mora ekipin kur kishte 1 pikë.
Të gjithë flasin për Dinamon e kthyer tani, por askush për futbollin pa lojtar. Të gjitha komplimentet janë për mua, duhet t’i marr vetëm unë. Unë kam krijuar skuadrën në momentet më të vështira, i kam besuar stafit. Nuk është se po gënjej. Unë ia kam dalë i vetëm, kundër të gjithave dhe kundër gjithçkaje. Solla këtë realitet të bukur të Dinamos. E bëra unë i vetëm.
Aksionerët e rinj janë shtuar vetëm në muajt e fundit. Unë nuk po gënjej, po them diçka të vërtetë.
Tani dalin dhe flasin shumë, të gjithë, i vetmi që duhet të flas për Dinamon është Marco Pontrelli. Gjatë këtyre viteve nuk dha askush, asnjë sponsorizim, për këtë klub që “i qan zemra”. E kishin hedhur klubin në kosh. Unë erdha dhe bëra gjithçka nga zero. Kanë ikur 700-800 mijë euro deri në këto kohë te Dinamo. Vetëm kam investuar, nuk është biznes ky, kur vetëm jap. Prandaj nuk është ky futbolli im, por po përshtatem”, tha Pontreli.