Edhe pse u njoftua se UEFA do të marrë vendimin të mërkurën për nikoqirin e finales së Champions League, sot u shfaq një informacion i ri.
Finalja e Champions League në futboll, ka gjasa të luhen në Portugali, raportojnë mediat kryesore në botë.
Mikpritësi i finales së madhe nuk është përcaktuar ende, dhe përveç Portugalisë, Stadiumi ‘Wembley’ në Londër përmendet gjithashtu si një opsion.
Portugalia është një destinacion i mundshëm për faktin se tifozët mund të udhëtojnë dhe të ndjekin ndeshjen.
Stadiumet e mundshme për ndeshjen janë në Porto dhe në Lisbonë.
Finalja e Champions League luhet më 29 maj.