Napoli i drejtuar nga Xhenaro Gatuzo po lufton deri në fund për një vend në Ligën e Kampioneve, që do të quhej një sukses i madh për skuadrën, duke parë situatën e cila është krijuar nga sezoni i kaluar.
Megjithatë, çfarë do që të ndodhë, trajneri Gatuzo e ka ndarë mendjen për të ardhmen dhe në fund të sezonit do e mbyllë aventurën me Napolin. Shkak për këtë janë bërë luhatjet gjatë sezonit dhe atmosfera e krijuar nga klubi, ndaj tij dhe lojtarëve.
Mediat italiane raportojnë se nga sezoni i ardhshëm teknikun italian pritet ta shikojmë në stolin e skuadrës së Fiorentinës. Thuhet se Gatuzo ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me presidentin Roko Komiso, ku i ka treguar edhe kërkesat për sezonin tjetër.
Gatuzo i ka thënë presidentit se për sezonin tjetër dëshiron një mbrojtës krahu. Emri që trajneri ka sugjeruar ishte ai i Elseid Hysajt. Këtij të fundit i përfundon kontrata me Napolin për pak javë dhe Gatuzo e dëshiron te Fiorentina.
Gjithashtu ai i ka propozuar klubit vjollcë edhe afrimin e një mesfushori si dhe qëndrimin e sulmuesit Vlahoviç.