Watfordi po mendon një goditje të madhe në merkato për të festuar rikthimin në Premier League.
Sipas mediave angleze, drejtuesit e klubit janë në tratativa të avancuara me sulmuesin Rafael Santos Borre, të cilin mund ta përfitojnë me parametër zero, pasi kontrata e tij me River Plate përfundon më 30 qershor të 2021.
Në garë për kolumbianin është edhe klubi i Lazios, por anglezët duke se janë në avantazh për të siguruar kartonin e futbollistit.
Gjithçka do të shihet në ditët e ardhshme.