Shqiptarët Arijan Ademi dhe Lirim Kastrati me Dinamon e Zagrebit kremtojnë titullin e kampionit në Kroaci.
E veçanta është kapiteni Ademi. Ai do të shkruhet me shkronja të arta në historinë e Dinamos.
Futbollisti Ademi dhe Dinamo vazhdojnë dominimin e tyre në kampionatin kroat, duke fituar titullin e katërt rresht në kampionat, titullin e 22-të në historinë e Ligës së Parë kroate.
Titulli i këtij viti është i veçantë për Ademin, i cili do të shkruhet me shkronja të arta në historinë e të "kaltërve" pasi u bë lojtari i parë në historinë e klubit që fitoi dhjetë tituj duke mbrojtur ngjyrat e ekipit nga Zagrebi.