Falë fitores 0:3 në ditën e djeshme ndaj Empolit, Salernitana është bërë zyrtarisht pjesë e Serisë A për sezonin e ardhshëm. Pjesë e Salernitanës është edhe lojtari i kombëtares, Federik Veseli.
Mbrojtësi ka luajtur rregullisht me skuadrën dhe pritet të jetë pjesë e skuadrës edhe për vitin tjetër, shkruan vipsport.
Mirëpo, ajo që do të duhet të ndryshojë klubi i Veselit është presidenti. Kjo për arsye se në krye të klubit është Klaudio Lotito, i cili në Serinë A ka gjithashtu në pronësinë e tij edhe Lacion.
Rregullat nuk e lejojnë Lotiton të ketë dy klube në pronësi në të njëjtën Ligë dhe këtë e ka theksuar edhe presidenti i Federatës, Gravina.
Kështu, në ditët e ardhshme Lotito duhet të gjejë një sistemim për Salernitanën, për t’u regjistruar dhe për të qenë korrekt me rregullat nga Federata.