Është një histori interesante në futbollit kroat, sidomos në vitin e parë të pavarësimit nga ish jugosllav.
E veçanta është se një shqiptar i Kosovës ka mbetur në histori, shënuesi më i mirë i Kampionatit të parë të Kroacisë në vitin 1991-1992. Ai është Ardian Kozniku, që luante për Hajdukun nga Spliti.
Kozniku nga Prishtina në vitin 1990 kishte kaluar në Hajduk dhe është shënues më i mirë, me 12 gola në kampionatin e parë kroat (1991-1992), ku i ka lënë pas Igor Cvitanoviç (Varteksi) 9, Robert Shpehar (Osijeku) 9, Goran Vlaoviq (Hashk Grachanski, sot Dinamo e Zagrebit) me 9 gola etj.
Tani edhe një shqiptar në vitin 2021 shënon rekord por në fanellën e Dinamos nga Zagrebi. Ai është Arijan Ademi nga Maqedonia e Veriut.
Arijan Ademi fitoi 18 trofe me Dinamon dhe kalon Mikiçin dhe Butinin, të cilët kanë nga 16 trofe secili.
Me 84 ndeshje në Evropë, Ademi gjithashtu e mban rekordin në Dinamo. Pas tij është Sammiri, i cili ka 76 paraqitje në Evropë. Ai erdhi në Dinamo në vitin 2010, dhe ai shënoi golin e parë vetëm në sezonin e katërt, në humbjen 2:1 kundër Osijekut.
Ademi ka 10 tituj kampion, pesë Kupa dhe tre Superkupa. Tomo Butina fitoi 9 tituj kampion, dhe Mikiç fitoi shtatë.