Ish futbollisti i mirënjohur Ismet Munishi, aktualisht kryetrajner i Gjilanit, është thellë i pikëlluar me ikjen në amshim të njeriut që dha shumë për futbollin, Bajram Neziri, ish administrator i Federatës së Futbollit të Kosovës në vitet e gjeneratës së sakrificës dhe në vitet e pasluftës, deri në pensionim.
“Lamtumirë axhi Bajram Neziri.
Kurrë nuk do ti harroj këshillat dhe mirësinë tënde.
Ngushëllime familjes Neziri, shokëve dhe komunitetit sportiv.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty”, ka shkruar Munishi në profilin e tij në facebook. Bajram Neziri ka ndërruar jetë sot në moshën 72 vjeçare pas një sëmundje, siç rapotohet para disave ditëve me Covid 19.