Ish-legjenda e Barcelonës pavarësisht moshës është ende aktiv si futbollist profesionist.
Mesfushori spanjoll Andres Iniesta ka vazhduar të ardhmen e tij në Ligën e Japonisë, ku ka nënshkruar kontratë të re dyvjeçare me skuadrën e Vissel Kobe, ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e klubit japonez.
Iniesta u transferua te Vissel Kobe nga Barcelona në qershor 2018 si lojtar i lirë, ku edhe është fitues i Kupës dhe Super Kupës japoneze.
Pavarësisht moshës, mesfushori 37-vjeçar që nga transferimi në Japoni, ka bërë 77 paraqitje për skuadrën e Vissel Kobes, dhe ka regjistruar 16 gola dhe 18 asistime.