Oliver Bierhoff, drejtori i ekipit kombëtar gjerman, konfirmoi se trajneri tjetër gjerman do të jetë Hansi Flick.
Flick largohet nga Bayern në fund të sezonit dhe do të pasojë Joachim Low në stolin gjerman, i cili u dha gjermanëve titullin e kampionit të botës në vitin 2014.
"Unë nuk mendoj se do të merret një vendim në ditët e ardhshme, por do të doja që gjithçka të zgjidhej para kampionatit evropian", tha Bierhoff për media mbi emërimin e Flick.
"Kam besim tek ai dhe e di se sa e rëndësishme është ekipi kombëtar. Ne qëllimisht nuk i intensifikuam bisedimet tona para se Bayern të fitonte titullin, por tani do të jemi në gjendje t'i forcojmë ato," shtoi ai.
Flick pritet të nënshkruajë kontratë tre-vjeçare me Federatën e Futbollit të Gjermanisë dhe të marrë drejtimin e ekipit kombëtar pas kampionatit evropian.